|

Dortmundi ka arritur të mposht Hannoverin si mysafirë me rezultat 2-4, duke arritur kështu fitoren e katër me radhë në po kaq ndeshje në Bundesligë.
Artur Sobiech kaloi vendasit në epërsi në minutën e 18-të, por i menjëhershëm ishte reagimi i mysafirëve që shënuan dy herë. Së pari për 1-1 shënoi në minutën e 35-të, Pierre-Emerick Aubameyang nga pika e bardh, derisa për 2- u përkujdes Henrik Mkhitaryan një minutë para se të përfundonte pjesa e parë.
Në pjesën e dytë vendasit bërën shumë presion dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 53’të sërish përmes Artur Sobiech. Mirëpo Dortmundi në minutën e 67’të kaloi sërish në epërsi pas një autogoli te Felipes që shënoi për 2-3.
Derisa për rezultatin përfundimtar u përkujdes, Pierre-Emerick Aubameyang që shënoi sërish nga penaltia në minutën e 85-të të takimit.
Adnan Januzaj u inkuadrua në lojë në minutën e 60-të dhe bëri një paraqitje të kënaqshme.
Pas kësaj fitore, Dortmundi vazhdon kryesimin në tabelë me 12 pikë të tubuara. /Express
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq

Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen

Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?

Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »