Anglezët, në shtëpi, në fazën e hapjes së paly-off, e kanë pritur skuadrën italiane, Udinese. “Gunners” e filluan ndeshjen keq dhe vërehej mungesa e lojtarëve, mirëpo një gol i hershëm i Theo Walcot, bëri që t’ua japë avantazhin.
Udinese i befasoi të gjithë me lojën e saj, duke bërë presion para portës se Arsenalit pareshtur, për 90 minuta, por fati nuk ishte në anën e tyre.
Ndeshja përfundoi 1-0 në të mirë të Arsenalit.
Lyon mund të mburret me një avantazh prej 2 golash në play-off-in që i dërgon ata direkt për në UEFA Champions League, pasi mposhti Rubin Kazanin me rezultat 3-1, në ndeshjen e tyre të parë.
Edhe pse francezët ishin në disavantazh, ata arritën të shënojnë 3 herë për rezultatin përfundimtar 3-1.
Rusët e Rubin ishin sikurse në ëndërr, kur në minutat e para të ndeshjes Vladimir Dyadyun shënoi për 0-1, për t’i lënë të shtangur të gjithë francezët në Stade Gerland.
Megjithatë, Les Gones ishin në nivel. Shtatë minuta më vonë, me anë të Bafetimbi Gomis, barazuan shifrat ndërsa edhe një auto-gol nga Salomoni Kverkvelia, ndryshoi shifrat ne 2-1 në të mirë të francezëve, kurse në ’71 ishte Jimmy Briand ai që vulosi fitoren për 3-1.
Kampionët çekë të Viktoria Plzen janë në një pozitë edhe më të mirë, pasi kanë shënuar një fitore prej 3-1 nga FC Kopenhagen. Kjo ndeshje është konsideruar edhe befasia e kësaj jave, pasi nuk është pritur ndonjë fitore e skuadrës çeke.
Të gjitha golat erdhën në pjesën e dytë, si dhe një autogol nga Solvi Ottesen, që e vë Plzen në avantazh në minutën e ’52. Plezen, duke iu falënderuar Martin Fillo, i cili shënoi dy gola brenda 10 minutave, mori rezultatin përfundimtar 3-1.
FC Twente – Benfica janë ndarë me një barazim me gola 2-2.
Twente mori rolin udhëheqës në minutën e 6-të, me Luuk de Jong, i cili shënoi për 1-0 për holandezët, por Benfica, kampion evropian në vitin 1961 dhe 1962, në gjysmën pjesës se parë, falë golave nga Oscar Cardozo dhe Manuel Nolito, ngriti epërsinë për 2-1.
Twente nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë,10 minuta para fundit të lojës, barazoj shifrat ne 2-2.
Bate Borisov – Sturm Graz, edhe këta e kanë luajtur baras 1-1, në Bjellorusi.
Manuel Weber e ka vënë Sturmin në avantazh, në minutën e ‘10, por Marko Simiç barazoi rezultatin në minutën e ’59, 1-1. (LajmeShqip.com)