Mbrojtësi i Udinezes, Mauricio Isla, ka pranuar se ai e ka në plan të largohet nga kjo skuadër gjatë merkatos së verës.
Isla ka folur edhe për mundësinë e bashkimit me Mançester Junajtid, ndërsa ai është i kërkuar edhe nga Liverpul.
Kiliani ka thënë: “Kam biseduar me presidentin dhe ai është i angazhuar për shitjen time në qershor. Gjëja më e rëndësishme është për mua që të shërohem nga dëmtimi dhe të kthehem në të njëjtën formë që kam qenë”.
Por sipas mediave britanike, kjo deklaratë e Isla ka tërhequr vëmendjen edhe të klubeve të tjera, me në krye Çelsin.
Londinezët synojnë që të përforcojnë prapavijën me blerjen e Van der Viel, por nëse nuk ia arrijnë të afrojnë holandezin, atëherë Isla do të ishte zëvendësuesi më i mirë i mundshëm. (LajmeShqip.com)