Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, tha se triumfi ndaj Chelseas garanton titullin këtë sezon.
“Djajve” tani u duhet vetëm një pikë për të nënshkruar kurorën e Premier Leagues dhe tani është e qartë që Liverpuli nuk do jetë më skuadra numër një në Angli.
Fergie ka thënë: “Për 17 ose 18 vitet e fundit kanë qenë e Arsenali dhe Chelsea si sfiduesit tonë më të afërt dhe në vitet të fundit më së shumti ka qenë Chelsea.
“Arsenal bëri një përpjekje të madhe këtë vit, por ata humbën disa ndeshje kyçe dhe kjo fitore për ne ka përfunduar.”
“Ne e meritojmë titullin dhe shpresojmë se ne do të marrim një pikë në Blackburn në ndeshjen tonë të ardhshme, të shtunën.”
“Por, ne do t’u japim atyre 100 për qind respekt, sepse ata janë të mirë dhe luftojnë për mbijetesë në Premier League.”
Fergie po e ndjek titullin e tij të 12-të që kur e ka marrë përsipër Man Utd në vitin 1986.
Ky do të jetë trofeu i tij i 27të dhe më i madhi si menaxher, por “djajtë” nuk ndalen me kaq, kanë edhe finalen e Champions League, më 28 maj 2011 që zhvillohet në Wembly dhe për këtë mendojnë të dalin fitues.
Fergie tha se mund ta poshtë Barcelonën në Wembly, e pak javë më parë tha për këtë ka edhe ndihmën e “Special One”, mirëpo me sa duket Sir Alex ka harruar se Barcelona dy vite më herët pikërisht në finale të Champions League nuk e lejoi ta mbajë topin as dhjetë minuta dhe e mposhti me rezultat 2-0, ndërsa këtë vit Barcelona e eliminoi nga gara “Special Onle”, duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Disfatat që pësuan “Fergie” dhe “Special One” nga Pep Guardiola ishte paksa të ngjashme, pasi të dyja ekipet thuaj se nuk u panë në fushë aspak. Ishte vetëm skuadra e Barcelonës ajo që më 75 % të posedimit të topit i mposhti të dyja këto skuadra, që udhëhiqen nga trajnerët e lartpërmendur.