Fabio Kapelo është mbështetur publikisht nga menaxheri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, një ditë pasi ai tregoi se ishte i pakënaqur me vendimin e FA-së për t’ia hequr shiritin e kapitenit mbrojtësit Xhon Terri.
Vendimi kundër mbrojtësit të Çelsit u mor të premten, pasi gjykata njoftoi se gjyqi i tij për fyerje racore kundër Anton Ferdinand do të zhvillohej në verë, pas Euro 2012.
Sër Aleks mendon se italiani nuk ka gabuar në shprehjen e mendimin e tij dhe ka përsëritur besimin e tij se menaxheri është figura më e rëndësishme në një ekip futbolli.
Ai për “Sky Sports News” tha: “Nuk ka asgjë të keqe me të paturit e një mendim ndryshe.”
“Unë mendoj se çfarëdo që të ndodhë në ditët e ardhshme, do të duhet të jetë vendim i përbashkët i hierarkisë së FA-së dhe Fabio Kapelo. Ai është trajner i ekipit dhe ai duhet të caktojë kapitenin dhe pozitat e lojtarëve”. (LajmeShqip.com)