Sulmuesi i Portos konfirmon se dëshiron të luajë me Chelsean dhe t’i bashkohet Andre Villas Boas.
33-vjeçari Villas Boas u prezantua dje si trajner i Chelseat, me të cilin nënshkroi kontratë 3-vjeçare.
Villas Boas mund të sjellë në Londër edhe disa lojtarë të Portos, si Hulk, Falcao dhe Moutinho.
Falcao, i cili ka një klauzolë për prishjen e kontratës 25 milionë funte, ka shprehur dëshirën të luaje në Angli. “Ia lë punët agjentit tim”, tha Falcao.
“Unë e di se Chelsea është i interesuar për mua, dhe duhet t’i fillojmë negociatat”, përfundoi kolumbiani.