Sipas goal.com, lojtari më i mirë në botë i kësaj javë është Fabrizio Miccoli i Palermos.
Emri: Fabrizio Miccoli
Skuadra: Palermo
Shteti: Italia
Mosha: 32
Roli: Sulmues
Arritja: Frymëzuar nga ndeshja e mbrëmshme, ku Palermo e mposhti Interin.
Inter është një nga kandidatët favoritë për të fituar Serie A në këtë sezon, por besimin e tyre dhe moralin e ka tronditur të dielën në mbrëmje Fabrizio Miccoli.
Kapiteni i Palermos ishte hero për sicilianët, kur ata e mposhtën ekipin e Gian Piero Gasperinit me rezultat 4-3 në Renzo Barbera.
Miccoli shënoi golin e parë të Palermos tre minuta pasi filloi pjesa e dytë dhe barazoi shifrat në 1-1, pastaj shënoi edhe golin e tretë në minutën e 86’. Ai ishte një kërcënim për Interin gjatë gjithë ndeshjes dhe ka bërë një shfaqje të vërtetë.
Palermo kanë humbur lojtarët kyç në mesfushë në këtë verë, si Javier Pastore dhe Antonio Nocerino, por Miccoli e ka dëshmuar edhe një herë të dielën që ai mbetet një hajmali për shqiponjat.
Lojtarët më të mirë në botë, të kësaj jave:
Andrea Pirlo – Juventus
Juventus ka rekrutuar në këtë verë lojtarin e klasit botëror, Pirlon, ishte njeriu që e udhëhoqi mesfushën e gjigantit torinez, kur ata regjistruan një fitore të plotë ndaj Parmas, 4-1. Ai krijoi dy prej këtyre katër golave.
Maximiliano Moralez – Atalanta
Argjentinasi shënoi dy herë në debutimin e tij të Serie A, kur Atalanta mori një barazim 2-2 ndaj Genoas, të dielën. Nënshkrimi i verës lulëzoi në rolin e tij për ekipin e ri, duke treguar cilësitë e tij të plota.
Eden Hazard – Lille
Ylli i fundjavës në Ligue 1 ishte Eden Hazard, pasi ai shpërtheu në ndeshjen kundër Saint Etienne, me aftësi fantastike. Sulmuesi shënoi dy herë në fitoren e Lille 3-1.
Leandro Damiao – Internacional
Sulmuesi brazilian vazhdoi formën e tij të lartë, duke shënuar një het-trick në fitoren 3-0 të Internacionalit kundër Palmeiras.
David Silva – Manchester City
Spanjolli ishte lojtari më i mirë tek Man City, në ndeshjen kundër Wigan Athletic, në të fitoren 3-0 në stadiumin e tyre Etihad, në Premier Ligë, të shtunën. Silva fitoi një penallti që Carlos Tevez nuk arriti ta kthejë në gol, ndërsa Sergio Aguero ka luajtur rol të rëndësishëm.
Sergio Aguero – Manchester City
Argjentinasi vazhdoi me përshtypjet e tij të mira, që kur u transferua në Man City, në sezonin e tij të parë në Premier League. Ai shënoi hat-trik kundër Wigan Athletic, në fitoren 3-0 në shtëpi. Aguero ishte një kërcënim për mbrojtjen e Wiganit, argjentinasi është duke treguar klasin dhe cilësinë që ai ka.
Wayne Rooney – Manchester United
Wayne Rooney po vazhdon formën e mirë që ka në ketë sezonë, kur ai shënoi tre gola kundër Bolton Wanderers, në fitoren 5-0 në stadiumin Reebok, në Premier League. Ky ishte het-tricku i dytë në këtë sezon për këtë lojtar.
Mario Gomez – Bayern Munich
Sulmuesi gjerman shënoi katër gola ndaj Freiburgut në fitoren 7-0, që Bayern Munich e mori në shtëpi, në Bundesligë. Ai gjithashtu siguroi një pasim për gol në këtë ndeshje. Për një muaj, Gomez ka shënuar 10 gola në të gjitha garat.
Ryuji Bando – Cerezo Osaka
Sulmuesi 32-vjeçar erdhi në gjysmën e dytë të lojës që Cerezo Osaka e zhvilloi kundër Sanfrecce Hiroshima. Bando shënoi tre gola dhe siguroi dy pasime për gol, që e ndihmuan skuadrën e tij të kthehet në lojë dhe të fitojë me rezultat 5-4.
Imanol Agirretxe – Real Sociedad
Agirretxe doli si lojtari më i mirë në fushë, i Real Sociedadit, në barazimin 2-2 me Barcelonën, në shtëpi. Ai shënoi golin e parë me kokë, dhe ishte gol i shkëlqyer. (LajmeShqip.com)