Problemit me emrin ‘”Cesc Fabregas”, mund t’i vijë fundi. E përditshmja spanjolle “Sport” ka deklaruar se ka mundësi që javën e ardhshme, Cesc Fabregas do të jetë zyrtarisht lojtari i Barcelonës.
Kontaktet mes Arsenalit dhe Barcelonës, në fakt, janë ngadalësuar kohët e fundit, mirëpo të gjithë e dinë se javën e kaluar, zëvendës presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu ishte në Londër, për të biseduar për Cesc Fabregas dhe thuhet se ai e ka gjetur një zgjidhje atje.
Oferta e Barcelonës për Fabregasin ka qenë rreth 30 milionë euro dhe tani Arsenal duhet të mendoje për largimin e tij, që është diçka shumë e rendë për trajnerin Arsen Ëenger. Pra, duke filluar nga java e ardhshme, Barcelona do ta bëjë prezantimin e lojtarit Cesc Fabregas.