Luis Hemilton (MekLaren Mercedes)
“Në garën e Sepang është i rëndësishëm pozicionimi në nisje dhe menaxhimi i gomave. Në këto kushte nuk e di asnjëherë se çfarë mund të ndodhë dhe këto goma kanë një problem shumë të madh me konsumin në këtë pistë, ndaj do të jetë një garë interesante. Kjo është një pistë shumë e veçantë me temperaturë dhe lagështi të lartë. Do të jetë shumë e vështirë në garë dhe duhet të sigurojmë pozicionin më të mirë të mundshëm. Nuk e di nëse jam në vendin më të mirë për nisjen e garës por dua që të bëj më mirë se sa në Australi”.
Xhenson Baton (MekLaren Mercedes)
“Do të jetë një nisje entuziazmuese e garës. Por duhet të jemi të kujdesshëm me ata që vijnë mbrapa. Mercedes njihet për nisjen e rrufeshme, sidomos Mihael, ndaj do të duhet të jemi të kujdesshëm që në nisje. Kualifikimet kanë qenë shumë të mira për mua në të dë garat por sigurisht që do të dëshiroja që të isha unë në vendin e Luis”.
Mihael Shumaher (Mercedes)
“Besoj se të gjithë jemi të shqetësuar njëlloj për garën pasi këto temperatura janë të reja për ne. Jemi përgatitur duke bërë një punë të mirë. Morëm një mësim në Australi dhe djemtë në fabrikë janë përgjigjur duke bërë një punë të shkëlqyer, ndaj po pres me padurim garën. Kemi zgjedhur një makinë që pritet të jetë më mirë në garë dhe shpresoj që situatat të na favorizojnë nesër. Është një arritje shumë e madhe kur sheh se çfarë rivalësh kemi lënë pas, por tani duhet të punojmë për të kapur ata që janë përpara”.
Fernando Alonso (Ferrari)
“Kemi bërë një hap të vogël para por kemi ende shumë punë për të bërë. Në Australi ishim një sekondë mbrapa kundërshtarëve, tani jemi 6-7/10 e sekondës. Do të jetë e vështirë që në garë të shohim shkëputjet apo dominimin e vitit të kaluar, do të jetë një garë komplekse edhe për strategjitë e zgjedhura. Nëse bëjmë garën perfekte mund të kemi ndonjë shans të vogël për t’u pozicionuar më lart, ndërsa shiu është një faktor që duhet marrë parasysh”. (LajmeShqip.com)