Patrice Evra ka besim tek gardiani i ri i ekipit të Manchester United, David De Gea, dhe thotë se ai do të bëhet i suksesshëm në Old Trafford.
Portieri De Gea i është bashkuar United në këtë verë nga Atletico Madrid, kur ai nënshkroi për të zëvendësuar Edëin van der Sar.
Megjithatë, ai e ka përjetuar një fillim të vështirë të karrierës së tij, pasi ka bërë gabime kundër Manchester Cityt dhe kundër WBA-së.
20-vjeçari, edhe pse gaboi e ka mbështetjen e menaxherit Sir Alex Ferguson dhe mbështetjen e pjesës tjetër të skuadrës.
Evra, i cili gjithashtu vuante në fazat e hershme të karrierës së tij në Premier League, pas mbërritjes nga Monaco në vitin 2006, pret që De Gea përfundimisht t’i shuajë skeptikët e gabuar.
“Unë kisha të njëjtën gjë, kur u bashkova me Man Utd, dhe kjo është rruga, kur ju luani për Manchester United duhet t’i pranoni kritikat”, tha Evra për SSN.
“Unë jam i sigurt se ne jemi të gjithë pas tij, ai është një lojtar shumë i talentuar dhe e di se ai do të bëjë atë”, tha Evra. (LajmeShqip.com)