Nënshkrimi më i ri i skuadrës ruse, Anzhi, Samuel Eto’o, ka shkruar një letër të hapur për ish-klubin e Interit dhe tifozët e tij.
Eto’o e ka përfunduar lëvizjen e tij drejt Anzhit dje. Portali Lajmeshqip.com sjell letrën në detaje, të cilën “tigri” kamerunas ia ka drejtuar ish-klubit të tij.
“Unë mendoj se disa gjëra janë thelbësore për njerëzit që më dhanë shumë në këto dy vite fantastike që kam kaluar në FC Inter.
Para së gjithash, falënderimet e mia të përzemërta shkojnë për Presidentin z. Massimo Moratti dhe për familjen e tij, për atë që kanë bërë për mua dhe për ndihmën e dashurinë që ma kanë dhënë mua. Unë do të jem gjithmonë pranë z. Moratti për nderimet dhe dashurinë që ai ka treguar në këto vite të bukura.
Pastaj, doja të falënderoj të gjithë ekipin tim, i vetëdijshëm se pa inkurajimin e tyre dhe ndihmën e tyre në fushë, Interi nuk do të kishte marrë asnjë fitore të rëndësishme.
Një falënderim shumë i veçantë vlen edhe për të gjithë lojtarët italianë dhe të huaj, që kanë bërë që unë të përmirësohem nga ndeshja në ndeshje.
Mirënjohja ime shkon edhe për ish-trajnerin e Interit, z. Jose Mourinho, i cili në masë të madhe donte të më kishte mua në ekip dhe për mundësinë që më dha në Milano.
Një falënderim shumë i veçantë edhe për drejtorin teknik, Marco Branca, drejtorin sportiv, Piero Ausili, për menaxherin e grupit, Andrea Butti dhe për të gjithë stafin e Internazionale SpA dhe për qendrën sportive, Appiano Gentile, mjekët, fizioterapistët, kuzhinierët, kamerierë dhe stafin e Inter Channel.
Unë kurrë nuk do të harrojë dashurinë e tifozëve të Interit, të cilët kanë bërë të ndihem si njëri prej tyre dhe të cilët më kanë mbështetur gjithmonë.
I falënderoj të gjithë gazetarët dhe reporterët që kam pasur kënaqësinë t’i takojë gjatë peridhuës sime në Itali. Për më tepër, dua ta falënderoj edhe “mamanë italiane”, Ciacia Guzzetti, për ndihmën e paçmuar dhe supermenaxherin tim, Claudio Vigorelli, për përkushtimin dhe aftësitë që ai ka treguar.
Së fundi, në saje të shumë lojtarëve të Interit, e kam ndjerë veten si vëlla me Marco Materazzi. Faleminderit vëllai i madh!
Duke shpresuar që të mos më keni harruar të gjithë, ju falënderoj përsëri për të gjitha!
Samuel Eto’o.