Paraguaiani është huazuar në Serie A dhe është i vendosur të provojë vlerën e tij dhe të bëhet një lojtar i ekipit të parë të rregullt.
Nënshkrimi i ri i Juventusit, Marcelo Estigarribia, ka shprehur kënaqësinë e tij që është huazuar tek Juventusi dhe tha se do të jetë i përkushtuar për të bërë ndikimin e tij në Torino.
Paraguaiani ka kapur vëmendjen e Juventusit në Copa America 2011 dhe ka përfunduar veprimin e tij në klub në këtë fundjavë. Juventus, Milan dhe Inter janë tri ekipet më të mëdha italiane dhe në mesin e pesë klubeve më të mira në botë. Kjo është arsyeja pse unë jam krenar që jam këtu në Juventus, tha Estigarribia në faqen zyrtare të klubit.
“Unë e di se klubi ka fituar shumë, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ka lojtarë të mëdhenj këtu, që kanë fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës. Juventusi është një klub me një traditë të madhe”, tha ai.
23-vjeçari, Estigarribia, mund të bëjë debutimin e tij zyrtar në Serie A, me Juventusin, në lojën në shtëpi, kundër Parmës, më 11 shtator. (LajmeShqip.com)