Bruksel- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri sot kërkoi hetime “urgjente dhe të paanshme” për trazirat në stadium pas ndeshjes së futbollit në qytetin egjiptian Port Said, ku humbën jetën të paktën 74 persona.
Eshton ka shprehur ngushëllime deri te autoritetet egjiptiane për shkak të tragjedisë në ndeshjen e futbollit në Port Said, duke përmendur se “i ngushëllon ata të cilët i kanë humbur anëtarët efamiljeve dhe miqtë në tragjedinë, ndërsa të lënduarve u dëshiron shërim të shpejtë”.
Në të njëjtën kohë, Eshton kërkoi “hetim urgjent dhe të paanshëm” për ngjarjen.
Krahas Eshtonit, ngushëllime ka shprehur edhe komisari evropian për sport, Andrulla Vasili.
Këshilli suprem i forcave të armatosura në Egjipt shpalli tre ditë zie në vend për shkak të trazirave pas ndeshjes në futboll në Port Said, ku humbën jetën të paktën 74 persona, ndërsa rreth një mijë janë lënduar.
Për shkak të këtyre ngjarjeve janë konvokuar seanca urgjente të Qeverisë dhe Parlamentit, ndërsa për sot janë planifikuar protesta, pasi policia nuk ka qenë e aftë ta pengojë dhunën.