Barcelona arriti të fitojë ndaj Atletico Madridit dhe për këtë trajneri Luis Enrique u shpreh mjaft i kënaqur.
Edhe pse luajti vetëm nga minuta e 60-të, Lionel Messi ia siguroi fitoren skuadrës së tij.
“Unë mendoj se ishte një ndeshje e madhe, pasi të dy ekipet e dëshironin fitoren”.
“Ata kanë luajtur në nivel të lartë, duke krijuar edhe disa shanse. Por, ne ishim më të fokusuar në fazën finale”.
“Messi? Kam biseduar me të dhe vendosëm së bashku që ai mos të rrezikojë”.
“Por, në pjesën e dytë kishim nevojë, gjë që më vonë edhe doli të jetë një lëvizje e qëlluar”, ka thënë trajneri spanjoll në konferencën për shtyp pas ndeshjes.