Mbrojtësi i Newcastle United, Jose Enrique ka hedhur poshtë spekulimet se ai është në bisedime me Liverpoolin.
Spanjolli erdhi ne Newcastle nga Villarreal ne vitin 2007 dhe tani duket se ka ngecur në bisedimet me Newcastlein për vazhdimin e kontratës, e cila skadon në verën e vitit 2012.
Reds besohet se janë të prirur që të nënshkruajnë me te pasi ata janë duke kërkuar lojtare që do ti përshtatej Andy Carrollit.
Carroll dhe Enrique kishin kombinime të mira në kohën sa luajtën se bashku të Laraskat e Newcastleit, por mbrojtësi i majtë ka mohuar zërat se është në bisedime me klubin nga Anfield për momentin.
“Liverpool është klub i madh por unë nuk jam ne bisedime me ta për momentin, unë jam i qetë në Newcastle.” tha ai.