Sulmuesi legjendar beson se bavarezët e tij të dashur duhet të bëjnë blerje të reja nëse ata dëshirojnë ta arrijnë nivelin e Realit dhe Barçës.
Braziliani 38-vjeçar beson se nënshkrimi i Manuel Neuerit dhe Rafinhas duhet të jetë një fillim i aktivitetit të transferimeve verore, si përforcime të mëtejshme që janë të nevojshme në mbrojtje.
“Ne nuk jemi në nivelin e Barcelonës dhe Real Madridit. Barcelona luajti tepër mirë në sezonin e kaluar. Real Madridi ka lojtarë të mirë. Në Bayern ekipi është më i rëndësishëm se sa individët. Ashtu si në vitin 2001, kur kemi qenë të fortë si një njësi, përsëri Bayerni duhet të jetë një forcë kolektive. Ribery dhe Robben janë vetëm pjesë e kësaj force”, tha Elber.
“Neuer dhe Rafinha janë të mirë, por sezoni është i gjatë. Në çdo rast kemi nevojë për një tjetër mbrojtës”.
Legjenda Bayern Mynich, gjithashtu, komentoi vendimin e Louis Van Gaal që të mos blejë ndonjë lojtar verën e kaluar.
“Tani ne mund të shohim se ky ishte një gabim. Van Gaal u përpoq që të bëj mirë atë punë, por ajo nuk ka shkuar mirë. Blerjet duhet të bëhen. Bayerni nuk fitoi asgjë në këtë sezon dhe përforcimet e ekipit janë të domosdoshme”, tha ai.
Elber i dha merita të larta sulmuesit Mario Gomez, i cili e përfundoi sezonin me 40 gola në të gjitha garat.
“Jam shumë i lumtur për Gomezin, sepse gjithmonë kam thënë se ai duhet të qëndrojnë në ekip. Kjo ishte shumë e vështirë për të në vitin e tij të parë në klub, duke e quajtur atë një blerje të keqe. Unë kam thënë gjithmonë se ai duhet të bëjë shumë punë të vështirë për të mbajtur kokën e tij lart dhe ai e tregoi këtë në sezonin e kaluar”.