Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani, është i mbushur me besim përpara sezonit 2011-12. Ai mendon që skuadra e tij, si në Serie A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, do të jenë më të fortë në këtë sezon.
“Ne do të bëjmë maksimumin tonë në të gjitha garat, ne kemi bërë transfere të shkëlqyera ketë merkato,” tha Cavani për Corriere dello Sport.
“Vitin e kaluar bëme punë të shkëlqyera, ku u renditëm në vendin e tretë dhe me transferimet e verës që kemi bërë, ne mund të luftojmë në të gjitha garat deri në fund, dhe unë jam optimist për ketë”, tha ai.
Napoli takohet me Cesenën, më 10 shtator, në ndeshjen e parë të fushatës 2011-12, në Serie A, para se të takohet me Manchester Cityn në grupin A të Ligës së Kampionëven të mërkurën e ardhshme. (LajmeShqip.com)