Klubi francez PSG, i cili ka filluar një projekt ambicioz për ta ndërtuar ekipin, ka parë si objektiv kryesor për kontrollin e mesfushës, Lass Diarra.
Lass e din se sezonin e ardhshëm nuk do të luaj për Mbretërit, prandaj është rebeluar dhe nuk ka dashur të udhëtoi me pjesën tjetër të klubit në për në Los Angjelos.
Klubi francez do të bëjë një përpjekje të madhe, sepse Lass ka bërë me dije se dëshiron të rikthehet në Premier Ligë. Mbretërit kërkojnë 20 milionë për të, por deri tani asnjë klub nuk e ka ofruar këtë shumë. Për këtë lojtar janë janë të interesuar shumë klube si Juventusi, i cili i ka bërë një ofertë prej 15 milionë, pastaj Man Utd, Tottenham dhe Man City.