“Spanja dhe Gjermania do të jenë dy finalistet e Euro 2012”. Nuk ka asnjë dyshim Fabio Kapelo për emrat e ekipeve që do të diskutojnë kundër njëra-tjetrës finalen e 1 korrikut në Kiev.
“Për momentin nuk mund të flas për Itali-Angli, sidomos për këtë të fundit, me të cilën kam punuar katër vite që nuk harrohen lehtësisht. Për këtë arsye kam ndjesi kontradiktore rreth ndeshjes të së dielës”, tha ai.
“Gjermania ka një shpirt skuadre të jashtëzakonshëm dhe shumë forcë, ndërsa Spanja është skuadra që luan futbollin më të mirë, edhe pse i mungon diçka në sulm, një lojtar si Mesi. Por këto dy kombëtare mendoj se janë superiore ndaj të tjerave”, deklaroi trajneri italian.
Kapelo është i ftuar në Bogota të Kolumbisë për një ndeshje bamirësie të organizuar nga “Fondacioni Leo Mesi”, ndërsa do të udhëheqë “përfaqësuesen e Botës”. Si rrjedhojë, ai nuk ka ngurruar të shprehë admirimin e tij për yllin argjentinas.
“Ai është një gjeni, bën gjëra që të tjerët nuk mund t’i bëjnë, është taktkisht perfekt dhe shënon gola. Ai është një lojtar që në çdo moment mund të bëjë gjëra të padeshifrueshme për mbrojtjen kundërshtare. Për mua ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit pas Maradonës”. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
21.06.2012
R. Çeke-Portugali 20:45
Gjyqtar: Hauard Ueb (Angli)
Varshavë
22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45
Gjyqtar: Damir Skomina (Slloveni)
Gdansk
23.06.2012
Spanjë-Francë 20:45
Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)
Donetsk
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev