Sergio Ramos mund të jetë ai që do të mund të largohet këtë verë, për shkak se kontrata e tij nuk po përmirësohet nga klubi mbretëror.
Ramos, një kohë të gjatë është duke kërkuar rinovim të kontratës së tij, por kjo nuk po iu pëlqen zyrtarëve madrilen. Prandaj, duket se Ramosi do të vendos vet për të ardhmen e tij.
Vëllai dhe njëkohësisht agjenti i Ramosit, pranon se ka oferta nga klubet e premier ligës.
“Nga puna që ka bërë dhe kualiteti i tij, Sergio meriton trajtim më të mirë tek Reali. Është normale që klubet e ndryshme t’i kërkojnë shërbimet e tij, por e gjitha varet nga Madridi”, tha vëllai i Ramosit.
Shumë klube të mëdha Evropiane kanë shprehur interesim për të siç janë: Chelsea, Milan dhe Manchester City, kjo e fundit ka përgatitur një ofertë rreth 30 milionëshe.