Fabio Kapelo do të takohet sot me shefi e FA-së, Devid Bernshtain, pasi ky i fundit do të kërkojë shpjegime pse ai kishte kryer një shkelje të rëndë të protokollit të FA-së në intervistën e tij shpërthyese në televizionin italian të dielën.
Sipas thuajse të gjitha gazetave britanike që kanë publikuar këtë lajm, FA ka qenë plotësisht në dijeni të faktit se Kapelo ka për qëllim që të kritikojë vendimin e bordit për t’ia hequr shiritin e kapitenit mbrojtësit Xhon Terri.
Kapelo sfidoi në mënyrë të drejtpërdrejtë punëdhënësit e tij duke i kritikuar ashpër rreth kësaj çështje dhe duke deklaruar në stacionin televiziv italian Rai se ai ende dëshiron që Terri të jetë kapiten i tij.
Është e kuptueshme se 65-vjeçari italian nuk e ka ndërmend të tërhiqet dhe nuk ka gjasa për të treguar ndonjë keqardhje për komentet e tija të sinqerta.
Megjithatë, nëse FA e argumenton si shkelje kontrate deklaratën e tij, atëherë Fabio Kapelo mund të shkarkohet nga puna, duke humbur njëkohësisht edhe 2.5 milion paund që i takojnë për 5 muajt e fundit të kontratës së tij. (LajmeShqip.com)