Skuadra spanjolle Malaga, duket se gjatë kësaj vere do të bëjë sensacion, duke sjellë përforcime të shumta dhe cilësore.
Mediat spanjolle raportojnë se drejtuesit e Malgas, pas transferimit të Rud Van Nistelroj, Gudnig, Monreal, Matjisen dhe Tolulas, tashmë kanë përgatitur edhe një transferim tjetër.
Bëhet fjalë për sulmuesin Didie Drogba i Chelseat, që mund të jetë përforcimi i radhës për ekipin spanjoll.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, ditë më parë tha se nuk do të largohet nga Chelsea.