Një margaritar që mund të zbres në Bernabeu, i cili po shkëlqen me kombëtaren e tij, U17 të Bregut të Fildisht dhe që ka shënuar 8 gola në vetëm 3 ndeshje, quhet Sulejman Coulibay.
Drogba i ri mund të arrij në Madrid po thuajse falas Madrilenët do të paguanin vetëm për trajnimin e tij dhe jo edhe për transferim.
Drejtori i klubit italian, Siena, ka thënë: ”Real Madridi na ka kontaktuar për të. Ai mund të shkoj pothuajse falas, por ne nuk dëshirojmë ta humbim atë. Ne do t’i premtojmë atij një kontratë të re, ne nuk dëshirojmë ta largojmë.”
Lojtari i ri ka filluar të njihet me nofkën Drogba i ri, pasi ai në ndeshjen kundër Danimarkës shënoi 4 gola, 3 vetëm deri në minutën e 18, pastaj edhe he-trikun kundër Brazilit.