Adnan Januzaj ka lënë Manchester Unitedin për tu bashkuar me Borussia Dortmundin në Bundesligë, ndërsa këta të fundit duan që të nënshkruajnë përfundimisht me reprezentuesin belg.
Mesfushori me prejardhje shqiptare debutoi me gol për Dortmundin, ndërsa lajmet e fundit nga Gjermania vijnë për një blerje të mundshme të lojtarit nga gjermanët.
Edhe pse u fol se ‘milionerët’ nuk kanë të drejtë ta blejnë lojtarin ata do të tentojnë ta bëjnë këtë sipas ‘Bild’, duke bërë një fortë.
United nuk kishte pranuar që lojtari të ipet me opsion blerje, pasi kanë besim që në vitin e ardhshëm mund të jetë një zgjidhje e mirë për skuadrën.
Januzaj ka zhvilluar 47 ndeshje në Ligën Premier, ndërsa vlera e tij është tetë milionë euro.