Dy ekipet kryesuese të Bundesligës, Borusia Dortmund dhe Bajern Mynih, vazhdojnë sfidën në distancë mes tyre duke ruajtur diferencën prej 3 pikësh nga njëri-tjetri. Skuadrat kanë fituar ndeshjet respektive dhe bëhen gati për sfidën mes tyre të së mërkurës, që me shumë mundësi do të përcaktojë fituesin e titullit.
Borusia Dortmund fitoi lehtësisht 3-1 në fushën e Volfsburgut, falë dy golave të Robert Levandovski dhe golit të Ilkai Gundogan, ndërsa Mario Manxhukiç shënoi golin e ngushëllimit për ekipin vendas që lufton për një vend në Kupat e Evropës në sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, dy gola të Mario Gomez i kanë dhënë suksesin Bajern Mynih në derbin kundër Augsburg. Sulmuesi shënoi golin e avantazhit që në minutën e parë të ndeshjes, ndërsa vulosi rezultatin përfundimtar 2-1 në minutën e 60-të, pasi më parë Ja-Çeol Ko kishte barazuar rezultatin për skuadrën që lufton për mbijetesë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Shtutgart-Mainz 4-1
8′ Hajnal, 49′, 85′ Ibisheviç, 66′ Kuzmanoviç / 3′ Ivanschitz (p)
Volfsburg-Borusia Dortmund 1-3
61′ Manxhukiç / 22′, 90′ Levandovski, 49′ Gundogan
Bajern Mynih-Augsburg 2-1
1′, 60′ Gomez / 23′ Ja Çeol Ko
Fraiburg-Nyremberg 2-2
53′ Kaligiuri, 79′ Makiadi / 8′ Didavi, 45′ Pekhart
Këln-Verder Bremen 1-1
39′ Jemal / 24′ Rosenberg
Kaizerslautern-Hofenhaim 1-2
86′ Bugera / 26′ Salihoviç (p), 71′ Vukçeviç
Mynshenglabah-Herta 0-0
Renditja
Borusia Dortmund 66, Bajern Mynih 63, Shalke 54, Borusia Mynshengladbah 52, Shtutgart 43, Hanover 41, Verder Bremen 41, Bajer Leverkusen 40, Volfsburg 40, Hofenhaim 37, Mainz 33, Fraiburg 32, Nyremberg 32, Augsburg 30, Hamburg 30, Këln 29, Herta Berlin 27, Kaizerslautern 20.