Roberto Di Mateo, trajneri i përkohshëm i Çelsit, beson se lufta për vendin e katërt në renditje që të çon në Ligën e Kampioneve, do të vazhdojë deri në javën e fundit të kampinatit. Tashmë në garë për këtë vend janë Totenhem, Njukasëll dhe Çelsi, që aktualisht është dy pikë larg këtyre dy skuadrave.
Blutë i shkuan shumë afër ngjitjes në vendin e katërt pasi goli i Frenk Lampard me 11 metërsh, i 150-ti në kampionatin anglez për mesfushorin e përfaqësueses angleze, i dha avantazhin përballë Fullhem. Por goli i Klint Dempsi në minutat e fundit bëri që ndeshja të mbyllej vetëm në barazim 1-1.
“Po ta shohësh me optimizëm, jemi më afër vendit të katërt se sa ishim një muaj më parë. Zhgënjimi më i madh është që pësuam gol në minutat e fundit dhe kjo të shqetëson. Ky ishte goli i 20-të që pësojmë këtë sezon në 10 minutat e fundit të ndeshjeve dhe kjo gjë duhet korrigjuar”, tha ai.
“Rivaliteti do të vazhdojë deri në javën e fundit. Edhe Arsenali nuk duhet të jetë i qetë pas distanca prej vendit të tretë ku janë ata nuk është e madhe dhe ky është një kampionat me shumë konkurrencë”. (LajmeShqip.com)