Angel di Maria debutoi me gol për Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve dhe padyshim që kjo e ka gëzuar tej mase.
Ish mesfushori i Real Madridit dhe Manchester Unitedit, Angel di Maria, është shprehur tejet i lumtur për fitoren e skuadrës së tij prej 2:0 ndaj Malmos.
Di Maria shënoi një golin e parë në këtë takim, teksa për 2:0 u përkujdes sulmuesi Edinson Cavani.
“Jam shumë i kënaqur se si shkoi ndeshja. Ne e zhvilluam lojën në mënyrën si duhej. Ishte shumë e rëndësishme që të fillonim me fitore. Tash jemi më të qetë. Ky ishte goli i parë me fanellën e PSG’së, shpresoi të ketë edhe më shumë”, është shprehur Di Maria.