Thomas Di Benedetto ka përfunduar marrëveshjen me AS Roma.
Biznesmeni amerikan ka vënë firmën e tij në letër në Boston dhe njoftimi është bërë pas mesnate.
Konsorciumi është i ndarë në pronësi të Di Benedetto që ka 60% të aksioneve dhe UniCredit qe kanë 40% të aksioneve.
Në deklaratën zyrtare konfirmohet kostoja e blerjes e cila është 70.3 milion euro.
Roma është klubi i parë në Serie A që bëhet me një pronar të huaj.
“Gjërat e mira nuk vijnë lehtë,” tha Di Benedetto, gjatë një konference të përbashkët shtypi me zv/drejtorin e UniCredit, Paolo Fiorentino.
“Kurrë s’e ndjeva se unë dhe bashkëpunëtoret e mi do të hiqnim dorë në kërkim të këtij ekipi.”
Këtë javë Presidenti Rossoner, Silvio Berlusconi, përshëndeti publikisht Di Benedetton dhe i uroj mirëseardhje në Serie A.
“E falënderoj Berlusconin, objektivi ynë është që të kemi të njëjtin sukses që pati ai me Milanin.”
Me rregullat financiare të reja, kemi më shumë mundësi të zhvillojmë talentë të rinj dhe Roma tashmë ka disa prej tyre.
“Për ta bërë këtë ne kemi nevojë për menaxherë të mirë. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të tërhequr lojtarët më të mirë të rinj të romakëve.”