Dhuna në futbollin shqiptar nuk njeh pushim. Presidenti iMamurrasit, Dedë Ndreca është një nga tre personat e shpallurnë kërkim nga Policia e Shtetit për agresionin në ndeshjen me Albpetrolin. Takimi i të shtunës i Kategorisë së Parë përfundoi në barazim 1-1 dhe gjithçka dukej se po shkonte normalisht gjatë kohës së lojës.
Në përfundim të ndeshjes, arbitri kryesor Zhuli është pritur e sulmuar nga disa tifozë vendas dhe më pas është dashur ndërhyrja e kolegëve të tij për ta çuar atë drejt spitalit me trauma në kokë.
Pas këtij incidenti të rëndë, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri u pezulluan efektivët e policisë së Mamurrasit të cilët nuk ndërhynë për parandalimin e dhunës ndaj gjyqtarit të takimit, ndërkohë që neglizhuan edhe në transportimin e tij për t’i dhënë ndihmën e parë.
Pas denoncimit të bërë në Tiranë, konkretisht në komisariatin numër 3, policianisi procedimin penal ndaj personave që dyshohen për autorësinë apo dijeninë e këtij akti dhune që njollosi sërish sportin më popullor në vendin tonë.
I shpallur në kërkim është presidenti i Mamurrasit, Dedë Ndreca, i cili pak javë më parë ishte protagonist i një tjetër ngjarjeje dhe u dënua me 18 muaj pezullim nga Komisioni i Disiplinës për dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes.Ndreca dyshohet se jo vetëm ka parë grupin e tifozëve që kanë goditur gjyqtarin Zhuli, por edhe ka marrë pjesë vetë në këtë akt të shëmtuar për futbollin shqiptar.
Kjo ngjarje merr përmasa edhe më të rënda me uniformat blu që ndryshe nga sa parashikon qartë rregullorja, kanë refuzuar shoqërimin e arbitrave në largimin nga rrethi me pretekstin se nuk kishin në dispozicion mjete transporti. /albeu./