Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, thotë se duhet të zhvillojë një sezon shumë të mirë për të arritur objektivin e tij – ta fitojë Topin e Artë në vitin e ardhshëm.
Transferi rekord i Topçinjve dëshiron që të mbahet mend për vitin 2016, prandaj e kërkon suksesin edhe me klubin edhe me kombëtaren e Gjermanisë.
Për ta bërë këtë, duhet të tregohet lojtar më i mirë se dyshja e paarritshme deri më tani, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
“Duhet të bëhem më i rrezikshëm para portës. Kam qenë i lënduar në periudha të gjata në sezonin e kaluar dhe kam shënuar vetëm pesë gola në 32 ndeshje.
“Dua ta përmirësoj këtë. Për ta bërë këtë, duhet të jem më egoist. Duhet të fitosh tituj të mëdhenj edhe me klubin edhe me përfaqësuesen”.
“Në vitin 2016 janë shanset për këtë”, ka deklaruar Ozil, i cili e dëshiron titullin e Ligës Premier dhe atë të Ligës së Kampionëve me Arsenalin, pasi tashmë e ka fituar dy herë Kupën FA, si edhe titullin e kampionit të Evropës me Gjermaninë.