Pasi Allegri bëri konferencën e tij, menjëherë vijnë fjalët e Rossit, sipas faqes zyrtare të Palermos: “Është e vërtetë se nesër mbrëma ne kemi mundësinë ta shkruajmë historinë për Palermon dhe Silicinë.
“Vetë fakti se kemi arritur deri këtu, është një lloj krenarie për ne, iu kam thëne edhe lojtarëve se ndeshja e nesërme është komplet ndryshe nga ndeshja e parë e zhvilluar në San Siro. Ta harrojmë të kaluarën, e vetmja gjë që mendojmë është se çka do bëjmë nesër. Jam i sigurt se do bëjmë mirë, ne duhet te jemi optimistë dhe na presin ndeshje të tjera, ndoshta edhe me të mëdha se kjo kundër Milanit” përfundoi Rossi.