Trajneri i Spanjës, Visente Del Boske, nuk ka hedhur postë mundësinë për përfshirjen e sulmuesit të Shalkes, Raul, në planet e tij për Kampionatin Evropian.
Lojtari ka qenë në një formë të shkëlqyer për klubin e Bundesligës, me 20 gola të shënuar në 43 ndeshje zyrtare gjatë këtij edicioni.
Mediat kanë spekuluar se duke parë dëmtimet dhe formën aspak të mirë të disa prej sulmuesve spanjollë gjatë këtij edicioni, Raul mund të kthehet në kombëtare, ku mungon që nga viti 2006.
“Ai është një nga alternativat potenciale”, ishte përgjigja që dha mbrëmë Del Boske para mediave spanjolle.
Më pas, trajneri 61 vjeçar pranoi se ai është ende i pasigurt nëse do të jetë në gjendje të grumbullojë David Vijan për këtë aktivitet, pasi lojtari i Barcelonës po riaftësohet nga fraktura e tibias.
“Dëshira jonë është që ta kemi në dispozicion për Euro 2012, por ai është ende në dyshim. Do ta pres deri në maksimum para se të marr vendimin përfundimtar rreth grumbullimit të tij apo jo”, deklaroi trajneri i Spanjës. (LajmeShqip.com)