Pirlo
“Unë doja të luaja, jam mirë. Shumë keq për rezultatin, e donim finalen. Ishte ndeshja e 400 për mua me fanellën e Milanit. Në ditët e ardhshme, do kem takim me kompaninë dhe do vendosim për të ardhmen. Ne gëzohemi për triumfin në kampionat, festojmë me familje dhe tifozë. Me të vërtetë, e kemi merituar. Të shtunën në San Siro, do jetë një party i madh.”
Abate
“Pjesën e parë kam luajtur mirë, kurse në pjesën e dytë ndjeva lodhje. Në pjesën e dytë e kemi kontrolluar ndeshjen, por nuk kemi arritur ta kthejmë dominimin në gol. Palermo nuk kishte krijuar asnjë mundësi para golit të parë. Milani ka luajtur mirë 55 minuta. E dinim se nuk do jetë e lehtë. Kemi luajtur me zemër për 95 minuta ndoshta, nëse Ibra do shënonte më ndryshe në rastin e shtyllave, rezultati do ishte ndryshe. Tani, le të gëzohemi për Scudetto. Shpresoj që të shtunën të ketë shumë tifozë në San Siro, veçanërisht fëmijë.”
Bonera
“Ne kemi luajtur mirë në pjesën e parë dhe kemi pasur rast të shënojmë që herët me Robinhon. Ne nuk jemi të rrezikshëm sa mund të jemi, ky është problem. Gjithsesi, tani ne duhet mendojmë për festën e së shtunës në San Siro.”