David de Gea ka insistuar se është i qetë për të ardhmen e tij te Manchester Unitedi, por ka kërkuar pak fat në rikthimin e tij në Old Trafford.
Portieri spanjoll ishte shumë afër transferimit në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës, por marrëveshja për të u bllokua në minutën e fundit. Dokumentacioni i tij nuk ishte kompletuar me kohë dhe De Gea pritet të qëndrojë te Unitedi deri në fund të verës së ardhshme.
“E ardhmja ime do të jetë e njëjtë si tani – të qëndroj i qetë, të punoj dhe të përmirësohem”, ka thënë De Gea. “Dua ta shijoj futbollin. Jam shumë i lumtur”.
“U ndjeva mirë [të martën mbrëma]. Mezi prisja të luaja. Tani duhet të punoj dhe të shoh nëse kam fat me klubin tim. Është e rëndësishme përkrahja që kam marrë. I jam mirënjohës të gjithëve”.