Rinovimi i trajnerit Gianni De Biasit është shtyrë deri në ndeshjen e fundit të grupit I, ku Shqipëria do të udhëtoi në Armeni
Ishte paraparë që trajneri italian, Gianni de Biasi, të rinovojë kontratën menjëherë pas ndeshjes me Portugalinë, por humbja prej 1-0 ndaj shokëve të Cristiano Ronaldos duket se po ia rrezikon postin e trajnerit De Biasit.
“E kisha menduar që pas ndeshjeve me Danimarkën dhe Portugalinë të takohesha me trajnerin De Biazi dhe të diskutonim rreth rinovimit të kombëtares. Por, tani që pozitat e skuadrës ndryshuan dhe duhet me patjetër të fitojmë dy ndeshjet e radhës, çdo diskutim tjetër do të na shpërqendronte nga objektivi madhor i kualifikimit në Euro 2016. Ndeshja me Serbinë është shumë afër dhe na duhet përqendrim maksimal në atë ndeshje në të gjitha drejtimet”, është shprehur Duka.