Trajneri i kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjeve me Zvicrën dhe Qipron të vlefshme për eliminatoret e Botërorit të Brazil 2014, citon Supersport.
Italiani kërkon të hedh pas dy humbjet e fundit duke shpresuar për një rezultat pozitiv.
“Rinisemi pas dy ndeshjeve fatkeqe. Kemi ndërtuar grupin dhe ky ka qenë objektivi ynë. Për sa kohe ka jetë ka dhe shpresë. Do t’i luajmë dy takimet e fundit me vendosmëri dhe tërbim, që na munguan me Islandën”
Gjithashtu trajneri i kuqezinjëve foli dhe për rinovimin e tij si dhe për disa nga lojtarët e kombëtares.
“Jam ne tratativa me FSHF për zgjatjen e kontratës, mungojnë vetëm disa detaje. Mund të them që jemi në rrugën e duhur, dëshira e të gjitha palëve është që të vazhdojmë sëbashku”. /NOA/