Kenny Dalglish ju ka bërë thirrje tifozëve të Liverpool-it që të mendojnë një këng për Lucas Leiven.
“Ai ka qenë në formë të mirë që nga koha kur unë erdha këtu. Ai gjithashtu ka vazhduar kontratën. Ai me Spearingun kanë krijuar një partneritet të shkëlqyer në mesfushën tonë.”
“Do të ishte mirë nëse tifozët kanë menduar një këngë për të si shpërblim për paraqitjet fantastike të tij. Nuk e di çfarë mund të jetë mirëpo duhet të jetë diçka për të.”
“Ai është djalë i ri. Ai ka luajtur shumë ndeshje për neve ndërsa tani është pjesë përbëre e skuadrës. Ai për ne është një pasuri e madhe.”
“Atë çfarë ka bërë ai për neve ka qenë shumë e rëndësishme dhe frytdhënëse.”
“Ju mund ta shihni besimin që ka në performancat e tij. Ju po ashtu mund të shihni se sa shpejt u bë pjesë e kombëtares Braziliane, gurja e tij e lumturoj edhe më shumë duke ja dhuruar një djalë të mrekullueshëm.” tha Dalglish.