Kenny Dalglish insiston se më Liverpool nuk varet nga dy lojtarë.
Në sezonet e kaluar Liverpool defenitivisht me plot kuptimin e fjalës është varur nga forma e Steven Gerrardit dhe Fernando Torresit.
Nëse ju keni ndalur Gerrardin dhe Torresin atëherë ju keni ndalur Liverpool-in.
Sezonin 2008/2009 , Gerrard dhe Torres kishin shënuar 39% të golave ndërsa në sezonin e kaluar 44%.
Kontributi i Fernando Torresit nën regjimin e Dalglishit ishte minimal ndërsa Gerrard po thuajse nuk ka mundur të luaj dy ose tre ndeshje për shkak të lëndimit.
“Sa më shumë opsione në sulm aq më mirë. Nëse dëshiron të jesh ekip i suksesshëm atëherë duhet të kesh shumë opsione në një pozitë. Tani më nuk e kemi atë problem që të varemi nga lojtarë individual.”
Maxi , Meireles dhe Kuyt kanë shënuar së bashku 24 gola që nga ardhja e Dalglishit , kjo tregon edhe njëherë lojën e Liverpool-it si ekip.