Lajmi që miliona tifozë të Liverpoolit në mbarë botën ishin duke e pritur që një kohë të gjatë, caktimin e Kenny Dalglish si menaxher i përhershëm i Liverpoolit, duket se është më afër se kurrë më parë.
Pronarët amerikanë John W. Henry dhe Tom Werner pritet që këto ditë të mbërrijnë në Liverpool, që ta emërojnë Kenny Dalglishin si menaxher të përhershëm të klubit.
Amerikanet, emërimin e Dalglishit pritet ta bëjnë para ndeshjes me Tottenhamin.
Skocezi Dalglish ka bërë revolucion dhe mrekulli që nga dita që ai erdhi në Liverpool, duke ia kthyer buzëqeshjen në fytyra tifozëve.
Përveç emërimit si menaxher i përhershëm që pronaret do ‘ti bëjnë Kennyt, ata do t’i japin përkrahje maksimale dhe gjithashtu një fond të çmendur 100 milion euro për t’i bërë 5 transferime të mëdha.
King Kennyt do t’i ofrohet kontratë 3-vjeçare nga pronarët e klubit, dhe kjo duket se do të ndodhë para ndeshjes me Tottenhamin. Gjithashtu, sipas medieve pronarët pritet t’i japin liri edhe në tregun e transferimeve.
Përveç 100 milionë eurove që i ka ne dispozicion nga pronarët, Dalglish ka edhe 40 deri ne 50 milionë euro që do t’i përfitojë nga shitja e disa lojtarëve të Liverpoolit, qe i bie se Dalglish do t’i ketë rreth 150 milionë euro për mëkaton e ardhshme.