Dalglish ka konfirmuar se Andy Carroll është grumbulluar me skuadrën për ndeshjen me Tottenhamin.
Dalglish ju tha gazetarëve: “Andy është kthyer në stërvitje, Raul Merieles nuk është shumë keq ndërsa po ashtu edhe Fabio Aurelio është kthyer në stërvijte.”
“Do të jetë ndeshje e madhe kundër Tottenham. Ata janë dënuar nga suksesi që patën këtë vit. Ata kanë luajtur shumë ndeshje dhe në shumë kompeticione. Kjo është për të ardhur keq për ta pasi kanë zhvilluar lojëra të bukura.”
“Do të jetë ndeshje shumë e vështirë për ne dhe për ata, pavarësisht se ne jemi vendas. Djemtë tanë nuk duhet të gjykohen për atë se çfarë ndodh të dielën pasi ata nuk kanë pushuar fare nga Janari.”
Jay Spearing pas paraqitjeve të shkëlqyer ma Liverpool-in mori ftesën nga Anglia U21 për të luajtur në kampionatin evropian ndërsa Kenny mendon se ky ishte vetëm shpërblim për paraqitjet e tij brilante.
“Jay e mori shpërblimin që e meritoj. Ai në këto ndeshjet e fundit është treguar fantastik. Ai ka vazhduar edhe kontratën me ne kjo tregon se sa serioz është ai në punën që i takon atij. Këto të mira që po i vinë atij janë si shkak i punës së madhe që po bënë gjatë stërvitjeve.” tha Dalglish.