Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i ngazëllyer pas tregoheshit në fitoren e mbrëmshme ndaj Getafes.
Ish-mesfushori i “djajve” tash e ka çuar në 36 numrin e golave në La Liga, pesë para yllit të Barcelonës, Lionel Messi. Ronaldo, po ashtu, ka 49 gola gjithsej në të gjitha garat.
“Është e vërtetë se po luftoj për të qenë golashënuesi i parë, por kjo nuk është një obsesion për të thyer rekordin e Hugo Sanchez. Është e vërtetë se bashkëlojtarët e mi më kanë kërkuar mua në disa raste me qëllim që të shënoja më shumë, por përpjekjet kolektive gjithmonë janë më të rëndësishme se arritjet individuale,” ka thënë Ronaldo.