Më në fund kam arritur të shënoj. “E ka komentuar kështu talenti Brazilian, Philippe Coutinho, golin e tij të parë me fanellën zi-kaltër që ka ardhur në ndeshjen e sotme kundër Fiorentines, të fituar me rezultatin 3-1.”
“Ka qenë një ndeshje mjaft e vështirë, fatmirësisht ka ardhur fitorja në këtë ndeshje dhe goli im i shënuar, jam mese i lumtur për këtë gjë, nuk ishte Sneijder në ndeshjen e sotme, lojtar qe i gjuan gjithnjë goditjet e dënimit nga ai pozicion, kështu që e mora përsipër unë.”
“Stervitem shpesh mbi goditjet e dënimit dhe duhet ti them faleminderit edhe Wesleyt për atë gol, ishte pak a shume sipas mënyrës së tij të shënimit. Sigurisht që kam ndjerë lodhje në minutat e fundit të takimit, nuk arrija të luaja prej shumë kohësh dhe kur ri-hyn në fushën e lojës, është paksa e vështirë.”
Goli?: “Ia dedikoj nenës time.”
Goditjet e Dënimit?: “Shpesh ne fund të çdo seance stërvitorë, qëndroj më shumë se te tjerët së bashku me Joel Obi dhe MacDonald Mariga për te provuar veten nga goditjet e dënimit.”
Ata vendosen në Murin Mbrojtës?!: “Jo gjuajnë dhe ata.”