Steve Clarke insiston se Liverpool ka edhe shumë lojtarë të tjerë, të cilët mund t’i zëvendësojnë Lucas Leivan dhe Luis Suarezin, në rast vonese nga Copa America.
“Ne iu dëshirojmë atyre më të mirën. Ne do t’i shikojmë ata se si do të luajnë me kombëtaret e tyre. Gjëja kryesore është që ata të vijnë me kohë në fazën përgatitore. Edhe pse kjo do të jetë e vështirë, ne prapë se prapë do të vazhdojmë të punojmë me lojtarë të tjerë”, tha Clarke.
Clarke mendon se Brazili është favorit për ta fituar Copa America.
“Po ta shikojmë nga cilësia, Brazili dhe Argjentina janë favorite kryesorë. Unë mund ta shoh Lucas me titullin e Copa America në Anfield, ndërsa sa i përket Uruguait, ata kanë talentë të mirë në skuadër, mirëpo nuk mendoj se mund t’u bëjnë ballë ekipeve si Argjentina dhe Brazil. Mirëpo, shpresoj se ata do të shkojnë shumë larg në ketë kompeticion”, tha Clarke.