Tevez dëshironte të largohej nga Anglia gjatë verës, në mënyrë që të jetë më afër familjes së tij, me Interin destinacionin e tij të mundshëm, por çmimi i kërkuar për yllin e Argjentinës ishte një pengesë për gjigantët italianë.
Kjo marrëveshje mund të arrihej nga të dyja palët, por ardhja e Samir Nasrit, i cili ka një rol të ngjashëm me Sneijder, i dha fund çdo shansi për një marrëveshje.
Joorabchian për TalkSPORT, tha: “Unë e di se Interi e ofroi Sneijderin në në këmbim të Carlos Tevez, rreth një apo dy javë më parë, por pasi ata nënshkruan me Nasrin, atëherë nuk kishte mundësi të ndodhte një gjë e tillë.”
“City kishte shumë lojtarë në atë pozitë. Nëse Nasri nuk do të kishte shkuar, atëherë marrëveshja e shkëmbimit Sneijder–Tevez ishte e gatshme.”
Ylli holandez ka pranuar kohët e fundit se ka zhvilluar bisedime për një lëvizje e mundshme në City ose Manchester United, por kërkesa e tij e pagës ishte një pengesë. (LajmeShqip.com)