Menagjeri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, e ndjenë se nënshkrimi me i ri, Sergio Aguero, ende nuk është në fuqinë e plotë e tij, pavarësisht se ai i mahniti të gjithë me dy gola të shënuara në debutimin e tij në Premier League, kundër Swanseas.
City e ka mposhtur të sapopromovuaren në Premier Leagu, Swansan, me rezultat 4-0, kurse serinë e golave e hapi Dzeko, më pas e vazhduan Aguero dhe Silva.
“Unë mendoj se ai ka nevojë të rimarrë veten, sepse ishte i angazhuar në Copa America dhe ajo përfundoi vetëm pak javë më parë”, tha Mancini për SS1.
“Ai ka nevojë për dy deri në tre javë, që të jetë 100%, e për mua ai është një sulmues fantastik. Ai do të jetë një lojtar fantastik për ne”, tha Mancini.
Mancini nuk ishte i kënaqur vetëm me ndikimin e Agueros, por ishte i kënaqur edhe me punën e skuadrës së tij, e cila demonstroi talentët që do të mund të shihen duke luftuar për kurorën e Premier League.
“Unë jam i kënaqur me këtë performancë,” shtoi ai. (LajmeShqip.com)