Çikago Bulls kanë lënë pas humbjen e një dite më parë në Filadelfia, duke fituar në fushën e Nju Jork Niks 105-102. Dueli i ethshëm mes Derrik Rouz (32 pikë, 13 pasime) dhe Amari Stjudemair (34 pikë, 11 topa në tabelë) u fitua nga i pari që dëshiron të rifitojë titullin MVP edhe këtë sezon. Ndërkohë, LA Klipërs i kanë lënë vendin e dytë në renditjen e Konferencës së Perëndimit skuadrës së Denver. Ekipi i drejtuar nga Xhorxh Karl ka fituar qetësisht 112-91 falë saktësisë në gjuajtjet për 3 pikë të Danilo Galinarit (21 pikë, 6 topa në tabelë, 4 pasime) dhe një mbrojtje të fortë që kufizoi me sukses Bleik Grifin (18 pikë, 5 topa në tabelë) dhe Kris Pol (15 pikë, 9 pasime). (LajmeShqip.com)
Rezultatet
02.02.2012
Memfis-Atlanta 98-77
Çikago-Nju Jork 105-102
Nju Orlins-San Antonio 81-93
Portland-Sakramento 92-95
Utah-G.Steit 101-119
Denver-LA Klipërs 112-91