Skuadra e Chelseas do t’i kërkojë skuadrës së Totenhemit dyshen e futbollistëve, Bale dhe Modriç. Dihet se dyshja në sezonin e fundit ishin dy futbollistët kryesorë tek “spursat”, prandaj “blutë” e Londrës, synojnë që skuadrën ta përforcojnë ta.
Siç raportojnë mediet në ishull, skuadra e Totenhemit për dyshen kërkon hiq më pak se 80 milionë euro, kurse mësohet se skuadra e Roman Abramoviçit ofron 60 milionë euro.
Ndërsa menaxheri i ri i Chelseas, po përpiqet që ta ndaloje transferimin e Jose Bosingëas në Turqi tek Beshiktashi. Klubi turk i ka ofruar mbrojtësit portugez shuma të mëdha parash. 28-vjeçari ka edhe 1 vit kontratë me klubin. Bosingëa erdhi në Stamford Bridge në vitin 2008, nga Porto, për 18 milionë funte.