Milani është dhe ka qenë gjithnjë pas Gansos dhe tani e disa javë më parë thuhej se është afër transferimit të tij.
Siç raportohet nga mediet, kompania DIS e cila mbanë 45% të kartonit të lojtarit, është duke i shqyrtuar ofertat të ardhura nga kontinenti i vjetër evropian. Kampionët e Italisë, vazhdojnë të jenë favoritët për nënshkrimin e playmakerit brazilian, i cili është i nderuar nga rossonerët dhe ka shprehur ambicien se një ditë dëshiron të luajë me fanelën e klubit më të trofeshëm dhe më të suksesshëm në botë.
Megjithatë, sipas burimeve të fundit nga mediet, duket se Chelsea është i interesuar për lojtarin. Udhëheqësja e Bluve ka mbajtur kontakte të rregullta me Santosin për Neymar dhe thuhet se shpesh ka pyetur për gjendjen e Gansos, për 22 – vjeçarin, i cili do të fillojë lojën me 1 korrik në garën për Kupën e Amerikës, duke mbajtur fanelën e ekipit kombëtar në trup. Premtohet një luftë në treg, midis Milanit dhe Chelseas.