Chelsea ka luajtur në shtëpi, në Stamford Bridge, mirëpo ndeshja nuk kishte filluar ashtu siç kishin pritur, pasi WBA në minutën e ‘4 shënoi gol me anë të Shane Long.
Pjesa e parë i takoi WBA-së, pasi Chelsea assesi nuk arriti të shënonte një gol për t’i barazuar shifrat.
Vendasit u ringjallen në pjesën e dytë, kur pikërisht në minutën e ’53, Nicolas Anelka shënoi golin e parë për blutë dhe barazoj shifrat në 1-1, ndërsa për të kaluar Chelsean në epërsi është kujdesur Florend Maluda, i cili në minutën e ’83 pranoi një pasim nga Bosingwa dhe nuk e pati vështirë të shënojë.
Në ndeshjen hapëse të sezonit Chelsea pati barazuar rme Stoke Cityn ndërsa kjo është fitorja e parë e trajnerit të ri, Andres Villas-Boas. (LajmeShqip.com)