Chelsea raportohet se dëshiron të transferojë mesfushorin e Romës, Daniele de Rossi, si një zëvendësim të drejtpërdrejtë për mesfushorin Michael Essien.
Bosi i ri i “Bluve”, Andre Villas-Boas, ka nevojë për një mesfushor të ri, me Essien që vuajti nga lëndimi i gjurit në javën e parë të stërvitjeve parasezonale.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se Roma po dështon të arrijë marrëveshje të re me De Rossin, dhe kjo e ka nxitur Chelsean të përgatisë një ofertë për të shfrytëzuar avantazhin e situatës.
Rossi edhe më herët është lidhur me një transferim te Chelsea, në kohën kur blutë drejtoheshin nga Carlo Ancelotti. (LajmeShqip.com)